Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Raiffeisen Leasing Kosovë dhe GET GROUP L.L.C.

Sot, Raiffeisen Leasing ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë GET GROUP LLC përmes së cilës do të mbështetet financimi përmes lizing për panele solare fotovoltaike. Këto paisje mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga dielli dhe financimi i tyre është pjesë e synimit të Raiffeisen Leasing dhe GET GROUP LLC për të rritur financimin dhe investimin e qëndrueshëm në Kosovë. 

 

Raiffeisen Leasing do të vazhdojë të përcjellë nevojat e individëve dhe bizneseve dhe do të mbështesë klientët e saj në gjithë territorin e Kosovës për të rritur investimet e tyre jo vetëm në prodhimin e energjisë por edhe ne sektorë të tjerë përmes ‘green leasing’ që kanë ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë në ambient, shoqëri dhe qeverisje (ESG).

 

Rrugëtoni me ne, drejt të ardhmes!