Lizing për vetura të reja dhe të përdorura – thjesht, shpejt dhe me kushte preferenciale.
            Vetura të reja – Zgjedhja e përsosur për një fillim të ri
Blej veturë të re dhe përfito nga oferta e lizingut. Përfito kushte të volitshme dhe fleksibilitet të plotë në blerjen e një veture të re.
Kushtet kryesore për leasingun e veturave të reja: 
- Pjesëmarrje prej 20%
 - Kohezgjatja e lizingut deri në 6 vite
 - Pa kolateral shtesë
 
            Vetura të përdorura – Cilësi e lartë, çmim i arsyeshëm
Për ata që kërkojnë një alternativë të besueshme dhe ekonomike, ofrojmë leasing për vetura të përdorura me standarde të larta dhe procedura të lehta.
Kushtet kryesore për leasingun e veturave të përdorura:
- Pjesëmarrje prej 20%
 - Kohezgjatja e lizingut deri në 5 vite
 - Pa kolateral shtesë
 
Apliko online dhe blej veturën e ëndrrave
Për të marrë më shumë informacione, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë.
            Dokumentet që ju duhen
- Oferta e Shitësit/ Pro-fatura per asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
 - Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
 - Dokument identifikimi valid: Pasaportë, Letërnjoftim e lëshuar nga MPB të Repulikës së Kosovës për pronarët dhe persona të autorizuar
 - Çertifikata e Regjistrimit të biznesit e leshuar nga Ministrina e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
 - Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
 - Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
 - Statuti i kompanisë (me nënshkrim dhe vulë, nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
 - Pasqyrat financiare ( 1.Bilanci i gjendjes dhe 2.Pasqyra e të ardhurave për dy vitet e fundit)
 - Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj)
 - Kontratat e kredive në bankat tjera (nëse keni)Kontratat aktuale dhe Referencat
 - Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
 - Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatimore të Kosoves.
 
- Oferta e Shitësit/Pro-Fatura/ Parakontrata e shitblerjes për asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
 - Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
 - Dokument identifikimi valid: Letërnjoftim ose Pasaportë të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës
 - Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
 - Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi
 - Fatura e KEK-ut,jo me e vjetër se 3 muaj(Nëse është në emër të ndonjë personit tjetër, atëherë duhet edhe letërnjoftimi i personit në emër të të cilit është lëshuar fatura).
 - Gjendja e llogarisë rrjedhëse (6 mujore)