Financohen më shumë se 40 taxi elektrike nga Raiffeisen Leasing Kosova përmes BERZH dhe BE

Raiffeisen Leasing Kosova (RLKO) vazhdon përkushtimin ndaj zhvillimit financiar të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit sipas parimeve të Raffeisien. Marrëveshja e nënshkruar në muajin qershor 2022 me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e dedikuar për financim të paisjeve me teknologji inovative përmes lizingut financiar siç janë veturat elektrike dhe panelet fotovoltaike, ka gjetur zbatim në financimin e 43 veturave elektrike deri më tani.  Këto investime në vlerë totale prej 1,883,800 euro të implementuara nga dy taxi kompani të njohura në tregun e Prishtinës,  të financuara nga programi i BERZH dhe BE - “Programi për Mbështetjen e Konkurueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë”, kualifikohen për 15% grant i financuar nga Bashkimi Evropian.

Raiffeisen Leasing Kosova është pjesë e grupit të Raiffeisen Bank International (RBI) që është banka e parë Austriake që ka nënshkruar parimet e bankimit të përgjegjshëm të Kombeve të Bashkuara duke treguar përkushtim që të ndihmojnë në financimin e tranzicionit të gjelbërt dhe të drejtë për të gjithë .

Prandaj, ofrimi i lizingut financiar të qëndrueshëm për shoqëri dhe ambient të gjelbër mbetet mision i aktiviteteve që ne ndjekim në Raiffeisen Leasing Kosovë.

Investimi në vetura 100% elektrike do të ketë ndikim pozitiv te drejtpërdrejtë në ambient, që është pjesë e synimit të Raiffeisen Leasing Kosovë për financim të qëndrueshëm përmes “Green Leasing”.

Programi për Mbështetjen e Konkurueshmëri së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë është program i zhvilluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian. Ky program synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e bizneseve dhe mundësitë e tyre për tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së, përmes investimeve të zgjedhura dhe të mbështetura me grante dhe ndihmës teknike falas. BERZH siguron fonde për kreditë përmes institucioneve partnere financiare në Kosovë, kurse BE ofron grante dhe ndihmë teknike falas.

"Prioritetet e BERZH-it përfshijnë investimet në ekonominë e gjelbër dhe sektorin privat dhe ky projekt është një shembull i shkëlqyer i të dyjave. Është gjithashtu një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit tonë të suksesshëm me Raiffeisen Leasing Kosovë, institucion me të cilin do të vazhdojmë të ofrojmë financime të përballueshme për të arritur tek sa më shumë NVM në vend”  tha Sergiy Maslichenko, Shef i zyrës së BERZH -it në Kosovë.

Programi për Mbështetjen e Konkurueshmëri së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë deri më 31 janar 2023 ka financuar 163 projekte në vlerë totale prej 32.1 milionë EUR, duke kontribuar në ruajtjen e 4,248 vendeve të punës.