Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.
Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:
- Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut
- Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit
- Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit
Përparësitë e lizingut:
- Financim pa hipotekë shtesë
- Procedura të shpejta të aprovimit
- Interes konkurues në treg
- Transferim automatik i së drejtës se pronësisë pas pagesës së këstit të fundit