Makineri të ndërtimit, makineri të lehta dhe makineri të rënda

Makineri të ndërtimit, makineri të lehta dhe makineri të rënda

Ne ju ofrojmë mundësi financimi të makinerive dhe pajisjeve të ndryshme, specialistët tanë kanë përvojë shumëvjeçare dhe do të përgatisin ofertën duke iu përshtatur nevojave te biznesit tuaj.

Mundësi financimi për:

  • Biznese Mikro
  • Biznese të vogla dhe të mesme
  • Korporata

Informata të përgjithshme

Lizingu Financiar është qera financiare ku Lizingdhënësi (Qeradhënësi) e blen, dhe i jep me qera asetin e zgjedhur nga Lizingmarresi (Qeramarrësi), për periudhë të caktuar kohore. Pas përmbushjes së obligimeve të parapara me kontratë, Lizingmarrësi bëhet automatikisht pronar i asetit.

Lizingu financiar gjithmonë i nënkupton tri palë të interesit:

  • Lizingdhënësi - Kompanina e lizingut
  • Lizingmarrësi - Klienti/Shfrytëzuesi i asetit
  • Furnitori i objektit të lizingut - Shitësi i asetit

Përparësitë e lizingut:

  • Financim pa hipotekë shtesë
  • Procedura të shpejta të aprovimit
  • Interes konkurues në treg
  • Transferim automatik i së drejtës se pronësisë pas pagesës së këstit të fundit

Kushtet e përgjithshme

Për ndërmarrjet mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe korporatat:

  • Pjesëmarrja nga klienti: 25% (minimale)
  • Kohëzgjatja e kontratës së lizingut: 72 muaj apo 6 vite (maksimale)

 

Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për lizing

Për persona juridik (biznese):

  • Oferta e Shitësit/ Pro-fatura per asetin objekt lizingu (në emër të Raiffeisen Leasing)
  • Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
  • Dokument identifikimi valid: Pasaportë, Letërnjoftim e lëshuar nga MPB të Repulikës së Kosovës për pronarët dhe persona të autorizuar
  • Çertifikata e Regjistrimit të biznesit e leshuar nga Ministrina e Tregtisë dhe Industrisë (jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Informata mbi Biznesin e regjistruar ne Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë www.arbk.org ( jo më e vjeter se 3 muaj)
  • Certifikata e regjistrimit për TVSH (nëse kompania është e regjistruar me TVSH)
  • Statuti i kompanisë (me nënshkrim dhe vulë, nëse kompania është e regjistruar si Sh.P.K. apo SH.A.)
  • Pasqyrat financiare ( 1.Bilanci i gjendjes dhe 2.Pasqyra e të ardhurave për dy vitiet e fundit)
  • Përshkrimi i biznesit (veprimtaria, klientët, aktivitetet, konkurrenca etj)
  • Kontratat e kredive në bankat tjera (nëse keni)
  • Kontratat aktuale dhe Referencat
  • Gjendja e llogarisë rrjedhëse në bankat e tjera që bashkëpunoni (6 mujori i fundit)
  • Gjendja e Tatimpaguesit, i lëshuar nga Administrata Tatimore të Kosovës.

 

Forma e kontaktit

Ju faleminderit!

Faleminderit për interesimin tuaj!

Ne do ju kontaktojmë së shpejti!

Kthehu te produkti

Kalkulatori i Lizingut

Ky kalkulator është vetëm për qëllim ilustrativ dhe nuk i përfshinë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e sigurimit të asetit. Për informata më të detajuara rreth kushteve të lizingut ju lutem na kontaktoni ne 038/ 222 222 lok. 340/341 per te caktuar takim me njërin nga agjentë tanë te shitjes.